Trajneri i Kosovës, Franco Foda në konferencën për media një ditë para ndeshjes me Rumaninë, është shprehur optimist se Dardanët do të bëjnë një paraqitje pozitive.
Ai thotë se Kosova ka ardhur për fitore në Rumani.
“Përkunder fakti që jemi mundur në Prishtine 3-0, megjithatë, mendoj se paraqitja jone ka qenë e mirë, por disa gabime na kushtuan. Kemi mungesa për ndeshjen e nesërme, por besoj se skuadra ka tërë potencialin e duhur qe nesër të fitojmë”, ka thënë Foda.
Ndeshja Rumani-Kosovë fillon në orën 20 e 45.