Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me Qipron.
Dardanët munden bindshëm prej 4-0 Qipron, në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Strategu gjerman thotë se të besuarit e tij, bën paraqitje shumë të mirë në duel me qipriotit.
“Është një fitore shumë e nevojshme. Kemi bërë lojë të mirë në sulm, por edhe në mbrojtje. Në thellësi ishim shumë të mirë dhe shfrytëzuam rastin”, ka thënë Foda pas ndeshjes.
“Luajtëm më ndryshe sesa herët e kaluara. Në mesfushë ishim më kompakt ndërsa në krah ishim shumë më të shpejt. Thjesht ishim shumë më të përgatitur për lojë”, ka theksuar Foda.
Kosova arkëton trepikëshin e parë në këtë edicion të garave në Ligën e Kombeve.