13.6 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Foda e kontakton Celinën, mesfushori i AIK-ut mund të jetë i ftuar për ndeshjet e tetorit?!

- Advertisement -

Bersant Celina në një intervistë për “fotbolldirekt” ka konfirmuar se ka biseduar me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Foda e ka telefonuar mesfushorin dhe mund të jetë i ftuar për ndeshjet e muajit tetor, ku “Dardanët” luajnë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, shkruan Indeksonline

 

 

Celina gjatë intervistës për “fotbolldirekt” në Suedi, tha: Nuk e di nëse do ftohem apo jo. Kam biseduar me trajnerin e Kombëtares së Kosovës. Do të kem mundësi, ose tani – ose më vonë. Varet nga ai”.

Mesfushori po kalon momente të mira në Suedi. Gjatë vikendit të kaluar, ai shënoi një eurogol, por për të nuk ishte më i miri në karrierë.

“Ishte i bukur, por kam shënuar gola edhe më të mirë”, u shpreh Celina

29-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat me AIK-un ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asiste

Të ngjashme

Të fundit