13.7 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Foda: E kemi analizuar mirë Suedinë, synojmë ti befasojmë përsëri

- Advertisement -

Selektori i kombëtarës së Kosovës Franco Foda, ka deklaruar në konferencën për shtyp që ai është në dijeni të kualitetit të sulmit të Suedisë dhe se kërkon ti befasoj përsëri në aspektin taktik.

“Suedia është një skuadër që luan futboll direkt dhe shumë agresiv. Do të mundohemi të jemi të shpejtë dhe efikas në kundërsulme. Isak, Gyokeres e Elanga… janë të gjithë lojtarë të klasit botëror, mirëpo ne kemi kundërpërgjigje për ta”.

Ai po ashtu ka folur rreth presionit të lart që do të ketë Suedia.

“Është një ndeshje që ka presion të lart për të dy palët, e veçanërishtë për Suedinë, të cilët nuk kanë fituar ende”.

Kosova me një fitore mund ti afrohet shumë shansit për të siguruar të paktën fazën e playoffit.

Të ngjashme

Të fundit