Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka deklaruar se gjasat janë 50-50 në përballjen ndaj Islandës.
Tekniku gjerman konfirmoi se “Dardanët” do të bëjnë çmos për të avancuar në ligën B.
Ai për faqen zyrtare të FFK-së menjëherë pas shortit nënvizoi se Kosova është në formë të shkëlqyer, andaj do të provojnë të avancojnë tutje.
“Nuk kishim ndonjë preferencë në shortin e hedhur, por tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës”.
“Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë dhe kanë një skuadër shumë të mirë, por ne aktualisht jemi në formë shumë të mirë dhe në një gjendje të shkëlqyer”.
“Mendoj se shanset janë 50-50 dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në grupin B”.