1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

FMN kërkon finalizim të Ligjit për Paga e zbatim të tij më 2023

- Advertisement -

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Gabriel Di Bella ka qëndruar në Prishtinë nga 25 tetori deri më 4 nëntor.

Në përmbyllje të vizitës, misioni ka nxjerr një deklaratë ku mes tjerash thekson se Ligji për Paga duhet të finalizohet sa më shpejt në mënyrë që implementimi i tij të nis më 2023.

“Ligji i ri duhet të rrisë drejtësinë e kompensimit, të zvogëlojë arbitraritetin dhe numrin e shtesave, si dhe të synojë të mbajë talentin dhe shkathtësitë në fushat kyçe siç janë shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe rregullimi i shërbimit publik”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

FMN thekson se vlera e koeficientëve të pagave duhet të vendoset ashtu që fatura e pagave të mos jetë në kundërshtim me kufirin ligjor dhe aftësia konkurruese e sektorit privat të mos ndikohet negativisht.

“Pagat shumë të larta të sektorit publik mund të paraqesin kufizime në ofertën e fuqisë punëtore për kompanitë private, të cilat veçse janë duke përjetuar mungesë të fuqisë punëtore në disa fusha”, theksohet tutje në deklaratë.

Në gjetjet preliminare të këtij misioni tutje thuhet se pasojat e luftës në Ukrainë janë duke ndikuar gjithnjë e më shumë në aktivitetinekonomik të Evropës dhe nivelet e inflacionit dhe Kosova nuk bën përjashtim.

“Çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë kanë shkaktuar rritje të inflacionit, gjë e cila ka ndikuar negativisht në të ardhurat reale të disponueshme të ekonomive familjare dhe në kërkesën private. Gjithashtu, çmimet më të larta të inputeve kanë bërë që të rivlerësohen kostot e projekteve investuese, gjë që është reflektuar në realizim më të ngadaltë të programit të investimeve publike”.

FMN pret që inflacioni bazë do të arrijë në 4.4 për qind në vitin 2022, përdallim nga 2.2 për qind që ishte në 2021.

Sipas, FMN rritja ekonmike reale pritet të jetë prej 3 – 4 për qind në vitin 2023 dhe inflacioni gradualisht të lehtësohet, por këto parashikime në thelb varen nga çmimet ndërkombëtare të mallrave, përfshirë energjinë.

“Stafi pret që ndikimi i tyre në inflacion do të jetë i vogël. Në këtë drejtim, skenari bazë i stafit parashikon që inflacioni do të pësojë rënie në 4 -5 për qind më 2023. Megjithatë, këto parashikime janë subjekt i disa rreziqeve të konsiderueshme. Çmimet më të larta të energjisë mund të çojnë në inflacion më të lartë dhe kosto më të larta të inputeve, si dhe në ndërprerje të energjisë elektrike, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike”.

Raporti i plotë këtu

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit