5.8 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

FMN-ja doli kundër tërheqjes nga Trusti, Tahiri: Po t’i dëgjonim në të kaluarën, nuk do t’i rrisnim kurrë pagat

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në fjalën e tij, ai ka folur edhe një herë për kërkesën e opozitës që Qeveria të mundësojë një tërheqje tjetër nga Trusti Pensional, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se kjo nuk duhet të shihet si armiqësi politike, por si një angazhim i përbashkët me opozitën.

“Duhet të shihet si një angazhim i yni i përbashkët, që t’ju mundësojmë qytetarëve të kalojmë këtë krizë në të cilën kemi hyrë si pasojë e ngritjes së çmimeve dhe inflacionit”, ka thënë Tahiri.

I pyetur rreth mendimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili e ka cilësuar si të gabuar mundësimin e një tërheqje të re nga Trusti Pensional, Tahiri ka thënë se FMN-ja e kishte cilësuar të gabuar edhe vendimin për ngritjen e pagave në kohën e Qeverisë Thaçi.

“Zyrtarët e FMN-së e kanë cilësuar si të gabuar edhe rritjen e pagave në atë kohë nga Qeveria Thaçi. FMN-së nuk i bëhet vonë nëse degradon mirëqenia e qytetarëve në Kosovë. Ne kemi qenë gjithmonë në programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, as nuk jam që të rebelohemi ndaj tyre, thjesht po kërkojmë që të shikohet gjendja e qytetarëve në Kosovë. Nuk e di nëse kanë përcjell numrat e qytetarëve që kanë aplikuar për të shkuar jashtë vendit. Nëse do ta dëgjonim FMN-në, nuk do t’i rrisnim kurrë pagat në të kaluarën. As autostradat nuk do t’i kishim pasur, pasi që për ata para se të kenë rëndësi këto gjëra ka rëndësi stabiliteti financiar i një vendi, që sigurisht është çështje e rëndësishme edhe për ne”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit