20.8 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

“Fluturojnë” kostot e investimeve në bujqësi, rritje eksponenciale mes viteve 2021-2025

- Advertisement -

Blerja e farave, plehrave dhe makinerive po u kushton bujqve gjithnjë e më shtrenjtë. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i Përgjithshëm i Inputeve bujqësore u rrit me 0.8 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024; njohësi i ekonomisë Shenoll Muharremi paralajmëroi se fatura përfundimtare do t’i bjerë konsumatorit.

Të dhënat kryesore

Në raportin e publikuar më 1 gusht, Agjencia e Statistikave të Kosovës tregoi se trendi i shtrenjtimit të inputeve bujqësore po vazhdon rritjen eksponenciale që nga viti 2021.

Indeksi i Përgjithshëm arriti në 141.1 pikë në tremujorin e dytë të këtij viti tremujorin e dytë 2025, kundrejt 140.1 pikë një vit më parë.

  • Inputi 1 – mallrat dhe shërbimet e konsumit ditor (farëra, plehra, energji, ushqim për kafshë, veterinari, mirëmbajtje) u rrit me 0.3%, duke shkuar nga 127.5 në 127.9 pikë.
  • Inputi 2 – mallrat dhe shërbimet që lidhen me investimet (makineri, pajisje, ndërtesa) u rrit me .12%, nga 156.4 në 158.2 pikë.
  • Indeksi i Përgjithshëm (Input 1 + Input 2) u rrit me 0.8%.

Seria kohore e publikuar tregon se të tria grupet e indekseve kanë lëvizur nga rreth 100 pikë në TM2 2020 në mbi 140 pikë dhe mbi 155 pikë (Input 2) brenda pesë viteve.

Çfarë fshihet pas shifrave?

Rritja e Inputit 2 është ndër më thelbësoret për shkak se pasqyron investimet afatgjata: makineritë e reja, traktorët, serat, stallat apo pajisjet e ujitjes.

Kur këto kosto rriten, duke ua vështirësuar fërmerëve investime duke ulur konkurrueshmërinë dhe rendimentin në periudhë afatmesme.

Ndërkohë, Inputi 1 lidhet drejtpërdrejt me sezonin aktual të prodhimit. Sado “e vogël” të duket rritja 0.3%, ajo vjen pas një rritjeje dyshifrore të akumuluar viteve 2021-2023.

Sipas ekonomistit Shenoll Muharremi thotë se kjo rritje e indeksit të përgjithsëm të inputeve prek më së shumti fermerët e vegjël.

Sipas Muharremit, tri skenarë negativë dalin në pah:

– Reduktim i blerjes së plehrave dhe inputeve të tjera, çka ul menjëherë rendimentin.

– Shtyrje e investimeve në makineri, duke zgjatur ciklin e amortizimit dhe duke rritur kostot e mirëmbajtjes.

– Dalje nga tregu për fermerët me të vegjël, duke krijuar hapësirë për më shumë importe.

“Fermerët e vegjël mund të ndikohen më së shumti nga kjo. Ata do ta kenë më të vështirë me mbajt hapin me kostot e larta dhe munden me kërku ndihmë nga bankat dhe mikrofinancat ku kreditë janë jashtëzakonisht të larta.

Kjo krijon një presion dhe mundet me na çu në zvoglim të inputit vendor dhe drejt rritjes së importeve dhe më pak prodhim vendor. Gjithashtu çmime edhe më të larta për ushqimin në treg.

Në fund, kur e integrojmë këtu edhe rritjen e kostos së energjisë dhe ndikimin në ekonomi, kjo nënkupton që faturat e larta në realitet do të i paguaj konsumatori.” – tha ai, ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit