1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Flutura Kusari i shkruan ligjeratë Blerim Veles pas gjuhës së përdorur ndaj gazetarëve

- Advertisement -

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër të përdorur nga Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Kusari ka shënuar 7 pika përmes të cilave ka paraqitur të drejtat e gazetarëve.

Ajo këto pika i ka quajtur ligjerata dhe sugjerime qëllim-mire.

Postimi i plotë:

Ligjeratë dhe sugjerime qëllim-mira publike për shefin e kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili paska zgjedhur sot, derisa po mbahet Samiti për Demokraci i Bidenit, për t’i ndërlidhur mediat me Beograd.

1. Liria e shprehjes dhe e medias është e drejtë themelore. Gazetarët kanë të drejtë të raportojnë atë që e dëgjojnë, shohin apo hulumtojnë.

2. Kur subjekti i përmendur, në këtë rast presidentja Osmani ose stafi i saj, mendon që raportimi nuk respekton etikën, ligjet apo përmban të pavërteta, atëhëere duhet shfrytëzuar mjetet e brendshme që i disponon institucioni publik apo/dhe rrugët ligjore.

3. Mjetet e brendshme janë: komunikatë sqaruese për media, kërkesë për korrigjim drejtuar mediumit apo konferencë për media.

Rrugët ligjore janë: ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara për mediat online ose ankesë në Komisionin e Pavarur për Media për raportime në televizione dhe radio. Si mjet i fundit është padia për shpifje në gjykatë duke u siguruar parapakisht që nuk është padi SLAPP.

4. Roli i shefit të kabinetit nuk është që të mbrojë Gjykatën Kushtetuese, atë ka kush e mbron, edhe atëherë kur pushteti e sulmon. Si dhe, nuk mbrohet shteti nga puçi përmes Tëitter.

5. Ndërlidhja e gazetarëve me Beograd duke nënkuptuar që po iu shërbejne serbëve është gjest i ulet, i rrezikshëm, i papranueshëm dhe me pasoja. Pasoja është rrezikimi i drejtëpërdrejtë i gazetarëve duke i bërë ata target si “bashkëpunëtorë” të Serbisë.

6. Këtë sulm, organizatat vendore dhe rajonale do ta regjistrojnë atë si sulm kundër gazetarëve i bërë nga zyra më e lartë në vend. Rrjedhimisht, kjo do të reflektojë në vlerësimin që i bëhet vendit tonë.

7. Përdorni vetëm mjetet e brendshme dhe ligjore për të kundërshtuar raportimet mediale.

Ju falenderoj për vëmendjen!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit