23.5 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Fluks në kufi, mbi 15 mijë persona nga Kosova në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

- Advertisement -

Temperaturat e larta kanë bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve nga Kosova të nisen drejt bregdetit të Shqipërisë për pushime verore.

Kjo është kthyer në një traditë që nga viti 2000, kur filluan të frekuentonin masivisht bregdetin.

Të gjitha sportelet në pikën kufitare të Morinit janë në funksion për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe për të shmangur pritjet e gjata në radhë. Autoritetet kanë shtuar kapacitetet në këtë pikë për të garantuar një kalim sa më të shpejtë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 15 mijë persona.

Pritet që gjatë fundjavës, konkretisht të shtunën dhe të dielën, ky numër të jetë edhe më i lartë./RTSh/

Të ngjashme

Të fundit