Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi thotë se në VV nuk mund të krijohen grupe pa dijeninë e Albin Kurtit.
Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Kurti vepron shumë shpejt dhe në mënyrë agresive dhe arrogante.
“Kurrë mos dysho se në VV mundet me u kriju një grup pa dijenin e Albinit. Unë njoh Albinin, e njoh VV. Ai vepron qaq shpejt, qaq në mënyrë agresive, në mënyrë arrogante. Ju nuk mundeni me ditë. Nëse ka ndodh qajo brenda AKI’së, të garantoj me jetë, as Sali Zyba, as Dejona Mihali, as njeri i gjallë nuk guxon, mundet me udhëheq qat branq më lejen e Albinit”, tha ai.