Gjeneralët e Ministrisë së Mbrojtjes së Belgjikës, ia dorëzuan mirënjohjen Florian Hotit, me origjinë nga Polaci i Skenderajt, i lindur e rritur në Belgjikë, është shpallur nxënësi më i mirë nga kjo Ministri, raporton Scanner.
Floriani nuk e priste këtë titull ta pranonte nga gjeneralët belg, të cilët me një ceremoni, ia dorëzuan titullin e nxënësit më të mirë në fushën që mbulon Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës.
Prindi i Florianit, Musa, atdhetar e kontribues i çështjes kombëtare dhe biznesmen i shquar shqiptar në Belgjikë, këtë sukses të birit të tij e sheh si përmbushje të rrugës së tij jetësore dhe vazhdim suksesi familjar.
Floriani është gati 18 vjeçar dhe është dëshmuar si talent i rrallë në fushën e dijeve ushtarake, është përzgjedhur si nxënësi me sukseset më të larta në testin e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Fusha e Aviacionit mund të jetë preokupim i tij jetësor, për të vazhduar rrugën e babait të tij të suksesshëm, Musës, në fushën e pilotimit dhe aviacionit.
Në postimin e prindit të tij, Musa Hoti, shkruan: Krenar me Ty Florian. Mirënjohja më e madhe për ne është vendi i parë në testet e Ministrisë së Mbrojtjes. Dëshmove se suksesi arrihet me punë e dashuri për dijen. Ministria e Mbrojtjes e Belgjikës të nderoi Ty dhe tërë familjen. Të duam shumë, vazhdo me mësime dhe suksese!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=9842101942481652&set=pcb.9842105625814617