16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Florian Dushi emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Florian Dushi është emëruar nënkryetar i komunës.

Rama u shpreh se Dushi do të nis punën sapo të mbyllet procesi zgjedhor qendror.

”Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, ka shkruar Rama.

”Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata. Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror. Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Dushi ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Emërimi i tij në pozitën e nënkryetarit të Prishtinës, vjen pasi paraardhësi i tij, Alban Zogaj mori votat për deputet të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit