6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Florentino Perez nis kontaktet e para me trajnerin e ardhshëm të Realit

- Advertisement -

E ardhmja e pozitës së trajnerit është një temë e nxehtë në agjendën e Real Madridit.

Derisa Carlo Ancelotti shpreh gjithmonë gatishmërinë e tij për të qëndruar te Reali, thashethemet për një zëvendësim të mundshëm të tij vazhdojnë.

Në këtë kontekst, Xabi Alonso është favoriti për të drejtuar ekipin e Realit për sezonin e ardhshëm, me klubin që tashmë ka nisur bisedimet e para me kampin e trajnerit spanjoll, raporton “Fichajes”.

Bordi i Real Madridit është i vetëdijshëm që projekti i Ancelottit duhet të përfundojë së shpejti.

Edhe “Eldesmarque” raporton se Florentino Perez tashmë ka nisur kontaktet e para me Alonson, i cili për momentin e drejton Bayer Leverkusenin, madje me shumë sukses.

Trajneri spanjoll shihet si pasardhësi i duhur i Ancelottit, duke marrë parasysh se e njeh filozofinë e klubit mirë, derisa aftësia e tij për lojë të bukur, po ashtu e ka bindur klubin nga Madridi.

Në anën tjetër, ka pasur edhe trajnerë tjerë që janë lidhur me një kalim te Real Madridi.

Mediumet angleze bëjnë me dije se Andoni Iraola është ndër trajnerët që po konsiderohet nga Florentino Perezi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit