Teksa sezoni i ri veror ka trokitur, vajzat e njohura kanë vendosur që njërin prej trendeve të momentit ta ndjekin si në parakalimet në tapetin e kuq po ashtu edhe në jetën e përditshme, e kemi fjalën për flokët me onde të mëdha apo valë-valë. Duke marrë shkas nga ky trend kemi vendosur që të ndajmë me ju këshillat e disa ekspertëve për të krijuar këtë stil flokësh shumë të thjeshtë veror, me ose pa ndihmën e mjeteve për flokët që përdorin vajzat.

1. Shkurto kohën e përgatitjes së ondeve
“Nuk të duhen shumë produkte flokësh për të krijuar ondet e stilit sirenë, prandaj janë shumë të lehta për t’u stiluar plus, do të duken goxha natyrale në nxehtësinë e verës, kur flokët janë më të prirur të djersiten dhe ngjiten,” thotë stilisti i famshëm Christian Wood, i cili punon me Rosie Huntington-Whitely, Jessica Chastain, Phoebe Tonkin dhe Gemma Chan, mes të tjerave. Sekreti, sipas tij, është të nisësh me flokë të sapo larë dhe të pastër ku nuk janë të nevojshme produktet e tjera (përveç një mbrojtësi nga nxehtësia, nëse përdor mjetet e nxehta).
Nëse ke flokë me onde ose kaçurrela, pranë vijës së flokëve, mund t’i ‘rrumbullakosësh’ me tharëse ose me një pjastër, por nuk duhet t’i bësh shumë të drejta.
2. Përdor një mashë për të krijuar ondet
“Masha funksionon për të gjitha llojet dhe teksturat e flokëve,” thotë Wood. “Për të krijuar onde të buta, filloj që nga rrënjët për t’u dhënë volum dhe vijoj poshtë deri te majat, duke kapur me kujdes çdo seksion dhe pa i mbivendosur.” Ai sugjeron të ndash flokët në pjesë rreth 5 cm të trasha dhe të spërkasësh çdo pjesë me fiksues për të qëndruar më mirë para se të përdorësh mashën. Përdore pasqyrën për lehtësi dhe mos mbaj mashën më shumë se 5 sekonda në secilën pjesë.
Njerëzit mendojnë shpesh se sa më gjatë mbajnë nxehtësinë në flokë, aq më shumë valët do të qëndrojnë, por në të vërtetë krijon një shenjë jo natyrale.
3. Alternativa pa nxehtësi
Mund të krijosh të njëjtin efekt me gërsheta, por Wood bën me dije se është më e vështirë të kontrollosh rezultatin në fund. Filloni me flokë të thatë dhe me një ndarje në mes, pastaj “nëse ke flokë të hollë, bëj dy gërsheta, duke filluar lirshëm nga rrënjët dhe gërsheto deri në fund për të pasur valën nga rrënja në majë si me mashën. Lidhi me një llastik të tipit ‘scrunchie’ dhe lëri gjithë natën,” thotë Wood. Për flokë më të trashë, bëj 4-6 gërsheta në total, duke marrë parasysh trashësinë e flokëve.
4. Përdor produktet e duhura
“Këtë sezon, ky stil ka një rezultat final pak më në natyral dhe jo aq të fryrë si në vitet e kaluara,” thotë Wood. Mendo për onde të ndara dhe të rregullta, jo të rrëmujshme. Këtu produkti për këtë rezultat është kyç. “Pasi flokët të jenë krejtësisht formësuar, spërkat lehtë me një spray me efekt ‘surf’ për t’i pak teksturë. Pastaj, më pëlqen të përdor pak vaj të thatë, e përhap në gishta dhe me to përdor flokët si krehër për t’i bërë valët më të ndara dhe për t’i dhënë shkëlqim.”
5. Prano flokun tënd natyral
Teksa gërshetat ose mashat funksionojnë më mirë për flokë të gjatë dhe të njëtrajtshëm, mund ta përshtasësh këtë trend edhe për modelin bob gjatë verës, me një prerje me shkallëzim ose flokë kaçurrela natyrale. Sa më të lëmuara të jenë flokët, aq më i rafinuar do të jetë rezultati, por gjithçka varet nga koha që dëshiron t’i kushtosh.