Pas festës luksoze për 18 vjetor, Lamine Yamal nuk po bën bujë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti i famshëm po përflitet për një romancë me këngëtaren argjentinase, Nicki Nicole.
Reperja 24-vjeçare ishte e ftuar speciale në ditëlindjen e yllit të Barcelonës, por sipas gazetarit Javi de Hoyos, lidhja nuk u ndal aty.
“Më 24 korrik ata u panë bashkë në një beach club. U puthën dhe u larguan së bashku në orën 4 të mëngjesit”, tha gazetari.
Nicki, e njohur për hitet e saj dhe stilin rebel, më parë u përfol edhe për një flirt me Enzo Fernandez. Por, duket se tashmë vëmendja është tërësisht te Yamal.
Ende asgjë nuk është zyrtare, por fansat janë në pritje… dhe sytë janë mbi çiftin më të përfolur të momentit.