3 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Flick konfirmon rikthimin e madh te Barcelona

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar rikthimin e Pedrit nga lëndimi për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Alaves dhe se do të ketë gjithashtu kohë të konsiderueshme në fushë.

Pedri ka qenë mungesa e madhe e gjigantit katalunas në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, por ai do të rikthehet këtë fundjavë në La Liga.

“Ai patjetër do të ketë pak kohë loje kundër Alaves, por jo që nga fillimi. Do ta shohim. Ai mund të luajë edhe ato minuta në pjesën e dytë”, ka thënë trajneri gjerman.

23-vjeçari do të hyjë në fushë pas një muaji mungesë për shkak të një dëmtimi në kofshë, dhe rikthimi i tij do ta ndihmojë Barçën të rifitojë qëndrueshmërinë e saj.

Ai mund të rifillojë partneritetin e tij me Frenkie de Jong në zemër të mesfushës, duke rikthyer dyshen më të mirë të Barcelonës në këtë repart.

Të ngjashme

Të fundit