Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka kërkuar nga lojtarët që të këndellen menjëherë për ta fituar ndeshjen ndaj Brestit në Ligën e Kampionëve.
Barcelona është pa fitore në dy paraqitjet e fundit në La Liga, ku fillimisht u mposhtën nga Sociedadi e pastaj barazuan edhe me Celta Vigon, duke lejuar Realin t’iu afrohet.
Flick ka kërkuar nga skuadra e re që të mësojë nga rezultatet e këqija dhe ta dëshmojë vetën sot (e martë).
“Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe ky është fokusi ynë. Duhet t’i eliminojmë gabimet, është e rëndësishme”.
“Kemi një skuadër të re dhe nuk është një udhëtim i lehtë. Është e rëndësishme që lojtarët ta dinë se janë të mirë, kanë kualitetin dhe duhet të qëndrojnë së bashku”.
“Duhet t’i mësojmë dhe të mendojmë pozitivisht. Është skuadër e re dhe gjatë sezonit është normale të kemi kohë të tilla. Për mua, me rëndësi është të mësojmë”.
Flick ndër të tjera shtoi se mungesa e Yamal po vërehet menjëherë te katalunasit.
“E dimë të gjithë sa i talentuar është dhe si e përdorë kualitetin në fushë”.
“Lamine ka kualitetin që të lejon ta kontrollosh më shumë posedimin dhe ta bësh kundërshtarin që të na jep hapësirë”.
“Shpresoj që të jetë ndeshja e fundit që mungon sepse të hënën ishte mirë në stërvitje, por të shohim. Shpresoj që të shtunën të jetë opsion, ndoshta edhe nga stoli, mirëpo të shohim”.