Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja.
Menaxheri i kësaj qendre, Sakip Kryeziu tha se beson që këto janë lëshime teknike, derisa tha se rasti është paraqitur.
“Na kanë dalë 4 mijë fletëvotime me shenja të verdha që besoj që është gjatë printimit, lëshime teknike, por e kemi paraqitur dhe na është thënë që të kryhen fletëvotimet që janë të pastërta, pastaj nëse do të ketë rast, të vazhdohet me ato të shenjëzuara”, tha ai./Klankosova.tv/






