23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Flet vëllai i Agushollit: Gramosi akoma është duke u marr në pyetje, nuk e dijmë arsyen e ndalimit – Ishte duke shkuar në Slloveni për kontrollë mjekësore të gruas

- Advertisement -

 

Ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, është ndaluar sot nga autoritetet serbe gjatë kalimit të tij tranzit në territorin e Serbisë, ndërsa ishte nisur për në Slloveni.

Rastin e ka konfirmuar për FrontOnline vëllai i tij, Gazmend Agusholli, i cili ka deklaruar se familja ende nuk ka informacione të plota lidhur me arsyet e ndalimit.

Sipas tij, Gramosi aktualisht është duke u marrë në pyetje nga autoritetet serbe dhe nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të.

“Po, është ndaluar në Serbi. Jo, nuk e dijmë arsyen. Ai akoma është duke u marrë në pyetje,” ka deklaruar Gazmend Agusholli për FrontOnline.

Ai ka bërë të ditur se vëllai i tij ishte nisur drejt Sllovenisë dhe ka zgjedhur të udhëtojë përmes Serbisë për shkak të një kontrolli mjekësor që kishte gruaja e tij.

“Është nisur për të shkuar në Slloveni. Kontakte s’kemi pasur me të. S’ka pasur pengesa më parë. Ka shkuar nëpër Serbi sepse gruaja e vëllaut ka pasur një kontrollë mjekësore dhe ka shkuar me të,” ka shtuar Gazmendi.

Të ngjashme

Të fundit