Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.
Sami Hoti. në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Mirëpo kjo është mohuar nga ana e Sami Hotit.
”Askush nuk është tallur me askënd dhe këto do të vertetohen më vonë” është shprehur Hoti.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me këtë rast