Reperi Noizy ka folur pas përplasjes që ka ndodhur në njërin prej koncerteve të tija që pati ditë më parë në Pejë.
Ai është sqaruar për akuzat të cilat ndaj tij thuhet se kanë i përfshirë në përplasjen fizike ndaj tiktokerit Medi Hiseni.
Në rrjetin social në Instagram në një postim, Noizy ka thënë se nuk e ka prekur asnjë person më dorë atë natë në Pejë.
Si dhe ka shtuar se nuk është e drejtë që ndaj tij të ngritet urdhërarrest, sipas tij, pa prova të bazuara.
“Unë nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me tre shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s’ja kam idenë se kush janë”, ka thënë reperi më poshtë e keni postimin e plotë të tij.
“I bëj thirrje shtetit që të mos ndikohet nga portalet me tituj senzacional. Theksoj se nuk kam asgjë kundër shtetit apo policisë dhe i respektoj plotësisht. Gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjitha organet e shtetit. Megjithatë nuk është e drejtë të lëshohet një urdhër arrest ndaj meje pa prova të bazuara dhe verifikuara vetëm sepse dikush ka bërë një akuzë të pabazuar dhe për shkak të ndikimit të portaleve që nxisin opinionin publik dhe shtetin në mënyrë të gabuar”.