Një zjarr i madh ka përfshirë një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedoni e Veriut, në orët e para të së dielës, duke shkaktuar të paktën 51 viktima dhe mbi 100 të lënduar.
Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, një prind që humbi djalin e tij 21-vjeçar në këtë fatkeqësi u shpreh i thyer: “Çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, nuk më duhet jeta mua njerëz… Një fëmijë kam pasur, vdiq. Çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më. Edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë.”