0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Flet menaxheri: Lewandowski është 34 vjeç, dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij

- Advertisement -

Mbaron këtu raporti ndërmjet Robert Lewandowskit me Bayern Munichun.

Për a konfirmuar këtë është përkujdesur menaxheri i futbollistit polak, Pini Zahavi.

Sulmuesi polak është i vendosur për t’u larguar nga “Allianz Arena” edhe pse ka kontratë edhe një vit.

Dëshirë e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit është që ta provojë një eksperiencë të re në Barcelonë.

“Për Lewandowskin, Bayerni është tashmë një histori. E ka mundësinë të shkojë në një klub të cilin e ka ëndërruar gjithmonë (në Barcelonë). Nuk kishte asnjë propozim konkret nga ana e Bayernit për vazhdimin e kontratës. Ai dëshiron të largohet nga klubi pas 8 vjetësh. Është 34 vjeç dhe dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij”, deklaroi Zagavi për mediumin gjerman “Bild”,

Sipas tij, do të ishte e padrejtë nëse Bayerni mundohet ta ndalë lojtarin dhe t’ia mohojë atij dëshirën për t’u larguar.

Lewandowski ka fituar gjithçka me gjigantin bavarez dhe tash është i gatshëm për ta nisur një përvojë të re.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Barcelona.

Lewandowski është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë në dy vitet e fundit nga FIFA.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit