Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për fitoren e sotme me 10 lojtarë ndaj Newcastle United, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.
Klopp, theksoi se si trajner kësi loje nuk ka përjetuar kurrë, teksa shtoi se e meritonin fitoren me lojën e shfaqur.
“Për sot, absolutisht gjithçka. Mendoj se në 1000 ndeshjet e mia si trajner apo menaxher nuk kam pasur kurrë një lojë si kjo, kjo është e vërteta. Jo se nuk i kthyem kurrë ndeshjet, e bëmë atë, por 10 burra në një atmosferë të tillë kundër një kundërshtari si ky – nuk është se nuk e mbaj mend, jam i sigurt se nuk ka ndodhur kurrë, sepse këto momente janë të rralla dhe super speciale”, u shpreh Klopp.
“Por mendova se djemtë e meritonin sot, sepse me 10 lojtarë ne luajtëm më mirë dhe i dhamë Newcastle një lojë të duhur. Para kësaj ishte pak e egër me, padyshim, avantazhe për Neëcastle me 1-0”.
“Nuk luajtëm mjaftueshëm të qetë, u ndjemë nën presion kur nuk do të duhej”.