Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Dyshimet e para janë se një burrë ka vrarë më armë zjarri një grua e më pas edhe vetën.
Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më të.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.
Autoritetet janë duke hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.