Teksa Stresi është ende në kërkim dhe Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë, ka thyer heshtjen për sherrin e madh të ndodhur në Pejë, babai i Arkimedit, Sali Lushaj.
Ai ka folur në një intervistë për emisionin Kosova Today në lidhje telefonike për të gjithë dinamikat e ngjarjes që mori shumë bujë mediatike.
‘Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. I përgjigjem. Unë fola me kamerë me të. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës’, është shprehur ai mes tjerash në intervistë.
Lushaj foli edhe për Cllevion, duke thënë se mbathjet e tij ia ka larë gruaja e tij, nëna e Stresit.