11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Flet avokati i pjesëtarit të FSK-së, pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë

- Advertisement -

Avokati Kujtim Kërveshi ka bërë të ditur se është autorizuar nga familjari i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, për përfaqësimin e tij në procedurë penale.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se në rastin e Kurtajt, siç i ka përshkruar Prokuroria, janë fizikisht të pa mundura.

Avokati nuk e ka përjashtuar mundësinë për siç ka thënë montimit të provave kundër Kurtajt, pasi thekson se është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e i jep hapësirë të konsiderojë se është kontaminim politik dhe keqdashës.

“Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër Kurtajt siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe keqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërdyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrojtjen e Kurtaj”, tha avokati Kërveshi.

Kërveshi, shtoi se do ta përfaqësojë Kurtajn pa pagesë.

“Në ekipën e mbrojtjes do të jetë edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit. Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lartë besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit”, shkroi avokati Kërveshi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim për Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo gjykatë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftim.

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit