Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur sot para Komisionit për për Integrim Europian, është pyetur edhe rreth liberalizimit të vizave.
Bislimi ka thënë se është relativisht optimist se regjimi i vizave do të largohet, por vetëm kaq pa dhënë ndonjë datë ose sinjal të qartë.
“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist se relativisht optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt”, është shprehur Bislimi.
Tutje Bislimi ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.
Bisilimi, duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vucic në Bruksel.
Sipas tij, Vucic, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave.
Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkovic dështoi edhe javën e kaluar.
Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bisilimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri.