6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Flasin nga QKUK: I plagosuri në Kaçanik në gjendje të rëndë, pritet të hyjë në operacion

- Advertisement -

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në orët e pasdites në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Mediat lokale kanë raportuar se personi i vrarë është 30 vjeçari, Hasan Berisha, nga Dubrava përcjellë Scanner.

I plagosuri, K.B është dërguar në QKUK gjendje e tij është e rëndë.

Lidhur me gjendjen e tij për Insajderin ka folur doktoresha, Nerxhinave Halimi, derisa shtoi se pritet të hyjë në operacion.

“Gjendja e të plagosurit është shumë e rëndë. Është pranuar që dy orë e më shumë në Spital. Tash pritet të hyjë në operacion. Ai është i plagosur në qafë”, ka konfirmuar Halimi për Insajderin.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se të dyshuarit të rastit ndodhen në arrati.

“Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit