Lajme

Flasin nga Presidenca, tregojnë arsyen se pse Osmani nuk pranoi të takohej me Lajçakun

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2024

Nëpër mediat vendore u tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar një takim me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ku gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Pragës, Lajçak kishte kërkuar të takohej me Osmanin, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në veri, por kjo e fundit nuk kishte pranuar.

Mirëpo, arsyeja se përse Presidentja kishte refuzuar kërkesën e Lajcakut për takim, ishte agjenda e ngjeshur e saj.

Këtë për IndeksOnline e konfirmoj këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë.”, tha ai për IndeksOnline.