Familjet e të pagjeturve janë skeptik se mund të ketë diçka konkrete nga ujdia e djeshme e arritur në Bruksel.
Tash e 27 vjet, Afrim Dervishi nga Meja e Gjakovës është në kërkim të vëllait të tij, për të cilin nuk dëgjoi as edhe një lajm që nga 99-ta, kur Iliri morri rrugë drejt Shqipërisë.
Se do të mësojë diçka për familjarin e tij, ky s’ka fort shpresë as tash kur kryenegociatori Besnik Bislimi e dha lajmin se me Serbinë u morën vesh për themelimin e komisionit të përbashkët për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.
Detajet mund t’i mësoni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:






