19.7 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Flamurtari me projekt 20 milionë eurosh me Real Madridin, ndërmjetësues Edi Rama

- Advertisement -

Një mega-projekt historik pritet të nisë në Vlorë: themelimi i Akademisë së Real Madrid për Flamurtarin.

Projekti përfshin metodologjinë e punës së klubit spanjoll, trajnimet, trajnerët e Valdebebas, filozofinë galaktike dhe shkollën e famshme të “Los Blancos”.

Investimi kap shifrën 20 milionë euro dhe do të financohet tërësisht nga presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Lajmi është publikuar nga Telesport.

Në një deklaratë për Telesport, Sinan Idrizi zbuloi prapaskenat e këtij bashkëpunimi:

“Kryeministri Rama më tha: po të sjell një klub botëror dhe historik, Real Madrid. I thashë: fillove me shakatë e tua tani?! Ai më tha: unë nuk tallem kurrë. Më tregoi mesazhet me Florentino Perez. Do të nisem së shpejti drejt Madridit për të firmosur kontratat. Kam plane të mëdha për Flamurtarin dhe futbollin vlonjat. Duhet vetëm durim”.

Ndërkohë, investimet në infrastrukturë kanë nisur te Pylli i Sodës, ndërsa rinovimi i stadiumit “Flamurtari” tashmë ka përfunduar.

Stadiumi është pajisur me stola të rinj, sistem ndriçimi LED, dhoma zhveshjeje moderne dhe tribuna të përmirësuara, duke e bërë gati për standardet e një projekti kaq ambicioz.

Ky bashkëpunim i vendos themelet për një epokë të re në futbollin shqiptar dhe veçanërisht për klubin e Flamurtarit.

Të ngjashme

Të fundit