19 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë.

Sipas tij kjo është një sfidë themelore dhe e papranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku flamuri i Ukrainës shihet që është vendosur në objektin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Të ngjashme

Të fundit