Home Lajme Flamuri shqiptar do të vendoset në objektin e Komunës së Preshevës

Flamuri shqiptar do të vendoset në objektin e Komunës së Preshevës

0
Flamuri shqiptar do të vendoset në objektin e Komunës së Preshevës

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka sot (e hënë) në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Arifi theksoi se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

“Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista”, ka thënë ai.

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe.

Në shkurt, Gjykata e Vranjës e kishte dënuar ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafin, si dhe institucionin që ai e kryeson, për kundërvajtje, pas ngritjes së flamurit kombëtar

Exit mobile version