Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez është prezantuar zyrtarisht nga klubi i Chelseat. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Twitter.
Ata kanë publikuar një video ku fillimisht është hyrja e stadiumit ku valëvitet flamuri i ekipit dhe më shfaqet Enzo, dhe në një moment edhe Kupa e Botës që ai arriti të fitojë me kombëtaren e tij Argjentinën.
Një mënyrë tepër origjinale dhe speciale nga blutë e Londrës, që shoqërohet me mbishkrimin: Së shpejti…
Rikujtojmë që ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik që erdhi në limitet e kohës së rënies së gongut. Skuadrat arritën të gjejnë marrëveshjen për mënyrën e pagesës së klauzolës së lojtarit (105 milionë paund/120 milionë euro).