Një vatër zjarri në një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në Lazarat ka rrezikuar banesat përreth, duke alarmuar banorët dhe kërkuar ndërhyrje emergjente zjarrfikësit.
Zjarri është shfaqur rreth orës 16:10 ndërsa për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi në një zonë të gjerë.
Bëhet e ditur se flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë disa banesave, duke krijuar frikë për dëme të mundshme materiale.
Pas sinjalizimit nga banorët, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit së bashku me një automjet të specializuar, të cilët, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në kohë.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet që autoritetet përkatëse të nisin hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Euronews.al/