22.3 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Flaka Surroi padit Përparim Ramën, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Drejtoresha e grupit “Koha”, Flaka Surroi, ka ngritur padi ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Siç ka njoftuar  në Facebook, Surroi ka ngritur padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme, ndaj vendimit të kryetarit të kryeqytetit për ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet motorike në rrugën te kampusi universitar.

“Duke u përpjekur ta rehatojë një biznes, e sulmon rëndë fjalën e lirë, duke e injoruar ligjin, duke e cenuar pronën e huaj dhe duke e shpërfillur një institucion që ka për mision ofrimin e një shërbimi publik, prej të cilit nuk mund të ketë përfitim. Zgjidhje për problemin që do që ta krijojë, ka. Për këtë arsye sot kam parashtruar kundërshtimin te zyra e tij, ankesë në MPB, si ministri e linjës që e mbikëqyr Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe kam ngre Padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme”, ka shkruar Surroi.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ditë më parë ka njoftuar se ka marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “ Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët dhe rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Biblotekës Kombëtare.

“Ky vendim është marrë me qëllim të realizmit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës dhe Biblotekën Kombëtare, pasi këto pjesë janë duke u përdorur si parkingje dhe bllokojnë shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Rama.

Njoftimi i plotë i Flaka Surroit në Facebook:

Prishtinë, 28 gusht 2023,
33 gradë Celsius, feels like 520 gradë

Po të udhëhiqesha nga teoria e konspiracionit, do të thosha se kryetari i Prishtinës është urdhëruar nga kryetari i LDK-së që të na e kufizojë punën tonë duke na e mbyllur qasjen në objektin ku punojmë.

Megjithatë, pavarësisht faktit se Lumiri, qëkur është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka refuzuar të vijë në KTV, e besoj se vendimi i Perparimit ka qenë i vetë kryetarit të Kryeqytetit, i udhëhequr nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje parkingut nëntokësor që rri zbrazur.

Duke u përpjekur ta rehatojë një biznes, e sulmon rëndë fjalën e lirë, duke e injoruar ligjin, duke e cenuar pronën e huaj dhe duke e shpërfillur një institucion që ka për mision ofrimin e një shërbimi publik, prej të cilit nuk mund të ketë përfitim.

Zgjidhje për problemin që do që ta krijojë, ka.

Për këtë arsye sot kam parashtruar kundërshtimin te zyra e tij, ankesë në MPB, si ministri e linjës që e mbikëqyr Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe kam ngre Padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme.

Flaka, nga ishulli RTP

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10230234884994607&id=1189573426&mibextid=Nif5oz

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit