Xhudistja Flaka Loxha është renditur e shtata në garën Grand Prix që të premten nisi në Almada të Portugalisë.
Loxha garoi në kategorinë deri 57 kilogramë.
Në xhiron e dytë e kaloi britaniken Lele Nairne. Më pas e mposhti xhudisten nga Guinea, Mariana Esteves. Në çerekfinale, Flakën e mposhti italianja Capanni Dias Thauany. Në repesazh Flakën e mposhti edhe Nilufar Ermaganbetorva e Uzbekistanit. Kështu 23-vjeçarja mbeti pa medalje.
Në Portugali garojnë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Dardan Cena e Shpati Zekaj.