Këngëtarja Flaka Krelani ka kohë që i ka munguar skenës sonë, por gjithmonë me postimet e saj ka qëndruar afër ndjekësve në rrjetet sociale.
Nëse e keni vënë re, që nga vera e vitit 2020, këngëtarja Flaka Krelani është shpërngulur në Amerikë dhe që atëherë nuk është kthyer më në vendin e saj.

Burime të Prive bëjnë të ditur se këngëtarja prej kohësh i është përveshur punës në aspektin e dokumentacionit dhe çështjeve të tjera ligjore, që të fitojë të drejtën për të punuar dhe vepruar në Amerikë.