23.1 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

FK Deçiç i Tuzit fiton Kupën e Malit të Zi

- Advertisement -

Një tjetër faqe e lavdishme është shkruar për futbollin shqiptar në rajon. FK Deçiç, skuadra shqiptare nga qyteti i Tuzit, ka triumfuar në finalen e Kupës së Malit të Zi, duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Mornarit të Tivarit.

Kjo fitore përbën një sukses të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në Mal të Zi dhe për vetë klubin Deçiç, që tashmë shton në vitrinën e saj një nga trofetë më prestigjiozë të futbollit malazez.

Në një finale të tensionuar dhe me rivalitet të madh, ishte skuadra nga Tuzi ajo që tregoi më shumë vendosmëri dhe qetësi, duke e mbyllur takimin me fitoren e madhe, që përveç prestigjit, i garanton edhe një vend në arenën evropiane për sezonin e ardhshëm.

Ky sukses vjen si një shpërblim për punën e palodhur të klubit dhe mbështetjen e pandërprerë të tifozëve shqiptarë në Mal të Zi, që tashmë kanë arsye të krenohen me ekipin e tyre dhe të ëndërrojnë më shumë në të ardhmen.

Të ngjashme

Të fundit