Ju patëm paralajmëruar që kasti i komedisë së re “Luli & Goni Lemes” do të ishte nam dhe do ta vërtetojmë!
“Iconstyle” mëson ekskluzivisht se krah Aurela Gaçes, si personazhi kryesor i këtij projekti me autore dhe producente Klaudia Brahimajn dhe regjisor Bjordi Mezinin, do të shohim në role gjithashtu Fjoralba Ponarin, Deivis Myslymin dhe Margent Caushin.
Caushin e kemi pëlqyer edhe në role të tjera, si tek “I love Tropoja” apo “2 Gisht Mjaltë“, ku ka spikatur në personazhet e tij.
Deivis Myslymi është personazhi shumë i dashur i spektaklit të humorit “Portokalli“, që duket se i përshtatet mirë çdo roli. Nëse ju themi “Braçe”, e kuptoni menjëherë për cilin po flasim.
Moderatorja Fjoralba Ponari gjithashtu e ka sprovuar veten në role të ndryshme në “Portokalli” veçmas moderimit, ndaj e sigurt që na presin surpriza të bukura edhe prej saj!