25 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Fjolla Morina në një lidhje tjetër? Mr Rex ngrit dyshimet teksa i thotë se është i zoti në ndërmjetësimin e çifteve të reja

- Advertisement -

Stilisti i njohur shqiptar, Mr Rex, ka ngjallur kureshtje me një video të publikuar në InstaStory, ku shihet duke darkuar me këngëtaren Fjolla Morina.

Në një moment të bisedës së shoqëruar me humor, ai i drejtohet Fjollës me fjalët: “Shac, a e di që pas hoxhës dhe priftit, vij unë pastaj që i martoj njerëzit në Kosovë”.

Deklarata e tij ka bërë që ndjekësit të aludojnë se mes rreshtave po fshihet një mesazh për jetën sentimentale të këngëtares.

Sipas komenteve në rrjete sociale, kjo mund të jetë një shenjë se Mr Rex ka qenë ndërmjetësues i një lidhjeje të re të Fjollës, të cilën duket se ata kanë dashur ta nënkuptojnë në formë të tërthortë.

Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe ka marrë reagime të shumta, sidomos për mënyrën humoristike me të cilën stilisti e tha deklaratën.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mesazh të koduar apo thjesht një batutë mes dy miqsh, por një gjë është e sigurt: Fjolla dhe Mr Rex po i mbajnë ndjekësit të intriguar me momentet që ndajnë nga përditshmëria e tyre. 

Të ngjashme

Të fundit