-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Fjolla Morina harron Fisnik Sylën, bën publike lidhjen e re: Më e lumtur se kurrë

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është përfolur shumë kohët e fundit për ndarjen e saj nga biznesmeni Fisnik Syla. Ajo e ka quajtur ish-bashkëshortin tradhtar dhe sipas arsyes kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes.

Së fundmi Fjolla ka postuar disa foto në Instagram ku shihet një buqetë me trëndafila të kuq në formën e zemrës dhe në mes të saj një shkronjë F me trëndafila të bardhë. Mbi buqetë shihet një vërse ku është shënuar data 24.09.2022, ku me shumë mundësi është data e lidhjes me partnerin e ri.

Gjithashtu mbi buqetë shihet edhe një dedikim mjaft romantik për këngëtaren, ku shkruhet: Të dua ty, sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për gjithë jetën.

Në mbishkrimin e këtyre fotografive Fjolla shkruan: Pa fjalë, më e lumtur se kurrë!

Mesa duket këngëtarja e ka harruar përfundimisht Fisnikun dhe ka nisur një lidhje tjetër, ku identitetin e partnerit të ri nuk e ka zbuluar ende.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit