-3.1 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Fjolla e ofendoi Edin rëndë nga nëna, reagon direkt familja Kuçi

- Advertisement -

Familja e Eduard Kuçit ka reaguar publikisht në rrjete sociale lidhur me një ngjarje të ndodhur gjatë një feste brenda shtëpisë së Big Brother VIP, e organizuar me rastin e ditëlindjes së Dolces.

Në deklaratën e tyre, familja shprehet se gjatë kësaj feste, banorja Fjolla Morina ka përdorur gjuhë fyese dhe thellësisht denigruese ndaj Kuçit, duke e cilësuar këtë sjellje si të papranueshme.

Sipas reagimit, këto deklarata përbëjnë një ofendim të rëndë personal dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të dinjitetit njerëzor, pa asnjë provokim apo arsye të justifikuar.

Familja thekson se Edi ka zgjedhur të reagojë me qetësi dhe përmbajtje, në respekt të natyrës së festës dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Më poshtë ua sjellim të plotë:

“Familja e Edi Kuçiy reagon lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë festës së organizuar brenda shtëpisë së Big Brother, me rastin e ditëlindjes së njërës nga banoret.

Gjatë kësaj feste, banorja Fjolla Morina ka përdorur gjuhë fyese dhe thellësisht denigruese, duke iu drejtuar Edit Kuçit me shprehje të papranueshme.Këto deklarata përbëjnë ofendim të rëndë personal dhe shkelje të drejtpërdrejtë të dinjitetit njerëzor, pa asnjë provokim apo arsye të arsyeshme.

Në këtë drejtim, kërkojmë që produksioni të trajtojë këtë rast me seriozitet dhe të marrë masa të përshtatshme, në përputhje me rregulloren e formatit, për të garantuar respektin, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë banorëve.

Ky reagim nuk ka për qëllim konfliktin, por vendosjen e një standardi të qartë sjelljeje në një format publik me ndikim të gjerë shoqëror.

Me respekt, familja Kuçi”.

 

Të ngjashme

Të fundit