Një modele e OnlyFans, e cila ka fjetur me 300 meshkuj brenda në një vit, ka treguar pse është ende beqare.
Annie Knight ka pushtuar kryeartikujt e mediave vitin e kaluar, pas pretendimeve se e hoqën nga puna kur drejtuesit e kompanisë zbuluan se kishte një llogari në “OnlyFans”. Në atë kohë, ajo deklaroi se kishte vetëm pak ditë që kishte filluar një punë të re, por ajo mori menjëherë një e-mail, ku iu komunikua se kontrata e saj kishte përfunduar.
Knight, pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me 300 persona brenda një viti, pesë prej të cilëve ishin brenda ditës.
Dhe pas kësaj sfide, 26-vjeçarja nga Australia vendosi t’i caktojë vetes një tjetër sfidë, duke shkuar në 52 takime në 52 javë.
Por pse asnjë nga takimet nuk ka rezultuar që Annie të krijojë një lidhje të qëndrueshme?
Annie ka shpjeguar se ka një arsye të rëndësishme se pse ajo është ende beqare.
Në një video të postuar në profilin e saj në Instagram, ajo tha:
“Viti i kaluar ishte menduar të ishte viti im i takimit. Shkova në gjashtë takime dhe të gjitha rezultuan negative, u lodha nga kjo. Kështu që mora një pushim në maj”.
“Sapo kam filluar të takohem përsëri, por arsyeja pse jam beqare është se është e vështirë të gjej një djalë që i plotësosn kushtet e mia. Gjë që është sinqerisht çmenduri sepse kërkesat e mia janë shumë elementare.”