Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Gorani në emisionin “Pressing” në T7 tha se fjalimi i Osmanit ishte shqetësues, me motiv të ulët dhe me qëllim mashtrues.
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi i fjalimit është i ulët, qëllimi është mashtrues dhe synimi është manipulues”.
Tutje, Gorani thotë se Vjosa Osmani e kryeminstri Albin Kurti është dashtë të dalin para gjykatës për dëmin që ia kanë bërë Kosovës në këto 4 vite.
“Përmbajtja e këtij fjalimi është një përpjekje e paturpshme e shfajësimit për një dëm që kjo në kapacitetin e një politikane provenciale në fillim e më vonë në kapicitetin e presidentes në bashkëpunim me kryeministrin e sotëm ia kanë shkaktu dëmin kolosal, fasal vendit tonë gjatë 4 viteve të fundit duke na armiqësu me botë, duke na pamundësu anëtarësimin nëpër organizata, dhe sot jemi ardh në një situatë që besoj që kemi të drejtë me kërku përgjegjësi ligjore për këta njerëz, për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Këta ishin dasht me dal para gjykatës”, tha ai.