Home Rozë Fjalët e para të Jessica Alba-s për fundin e martesës së papritur

Fjalët e para të Jessica Alba-s për fundin e martesës së papritur

0
Fjalët e para të Jessica Alba-s për fundin e martesës së papritur

Fundi i martesës së Jessica Alba-s dhe Cash Warrenit pas 17 vjetësh pa skandale befasoi shumë fansa. Tashmë aktorja thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për arsyet e ndarjes.

“Unë kam qenë në një udhëtim të vetë-realizimit dhe transformimit për vite – si individ dhe në partneritet me Cash. Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur si çift dhe në martesën tonë gjatë 20 vjetëve të fundit. Tani është koha që ne të fillojmë një kapitull të ri të rritjes dhe evolucionit si individë” ka thënë Alba. Alba dhe producenti i filmit Warren kanë tre fëmijë: Honor (16), Haven (13) dhe Hayes (6).

“Fëmijët tanë janë prioriteti ynë kryesor dhe ne kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe” ka thënë Jessica.

Exit mobile version