18 muaj pasi nënshkroi për Real Madridin, Endrick edhe zyrtarisht iu bashkua klubit sot (27 korrik) dhe u prezantua para qindra mijëra tifozëve në ‘Santiago Bernabeu’.
‘Los Blancos’ kanë siguruar transferimin e tij në dhjetor të 2022, por duhej të prisnin deri sa ai të mbush 18 vjet para se të transferohej në Spanjë.
Pas përfundimit të ceremonisë së prezantimit, Endrick dha konferencën e tij të parë për shtyp në cilësinë e lojtarit të Real Madridit.
“Jam shumë i lumtur, siç e thashë në fushë. Ka qenë një ëndërr që prej se isha fëmijë të luaja për Real Madridin. Unë jam mirënjohës ndaj Zotit, sepse vetëm Zoti e di se çfarë sfidash kam kaluar. Është një përgjegjësi e madhe”, ka thënë fillimisht Endrick.
“Nuk e kisha planifikuar (që të qante), por e kam dashur Real Madridin që prej se isha fëmijë. E pashë Cristiano Ronaldon dhe për shkak të tij, unë di më shumë për Real Madridin”.
“Kam qenë në dashuri me Madridin që prej se isha fëmijë, dëshiroja të vija këtu. Kur negociatat filluan, gjëja e vetme që kërkoja ishte nëse Madridi ishte në negociata. Nuk më interesonte asnjë klub tjetër”.
“Faleminderit Zotit unë jam në klubin që gjithmonë e kam ëndërruar. Shpresoj të mbetem këtu për pjesën tjetër të karrierës sime”.
“Nuk e prisja që të vinin kaq shumë njerëz. Unë sapo mbërrita dhe kur hyra në fushë e pashë stadiumin të mbushur dhe mendova: ‘Këta tifozë janë të jashtëzakonshëm’. Ata më kanë pritur mirë, jam shumë i lumtur”.
“Nëse është e mundur, dua të fitojë gjithçka. Dua ta ndihmojë Madridin të fitojë. Sa më shumë tituj të fitojmë, më mirë. Shpresoj se do të mund të ndihmojë të fitojmë tituj të ndryshëm. Dua të fitojë gjithçka”, përfundoi 16-vjeçari.