1.9 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Fjalët e Agim Bahtirit “mos lësho pe”, VV-ja i bën pjesë të sloganit për zgjedhje: Siguri dhe begati

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Slogani i VV-së është ‘’Siguri dhe begati, mos lësho pe’’.

Nga VV-ja është thënë se ata punojnë për siguri dhe begati për Kosovën,

Postimi:

I ftojmë qytetarët tanë, kudo ku janë e punojnë që të mos lëshojnë pe nga kërkesa për begati e siguri.

Ne punojmë për ta pasuruar shtetin, shoqërinë, ata që nuk kanë, brezat e rinj, e mbi gjitha familjet, prindërit që punojnë çdo ditë me plot sakrifica.

Ne punojmë për ta pasur shtetin e sigurtë, ekonominë e forcuar, sigurinë e jetës, punës, familjes, sigurinë financiare çdo grua e burrë në vendin tonë.

Ne punojmë për siguri dhe begati të vendit tonë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Mos lëshoni dhe ju pe për Kosovën të begatë e të sigurtë.

Të ngjashme

Të fundit